Flutura Vaqarri: Ne kemi zgjedhur arsimin profesional!

Të lumtur që ishim pjesë e Albanian Skills , kësaj iniciative private që synon konkurueshmërinë dhe mobilitetin në tregun e punës të të rinjve profesionalisht të kualifikuar. Për herë të parë si institucion arsimor ishim prezent në këtë kompeticion me 4 nxenes dhe rezultatet ishin shumë pozitive. Dy çmime të fituara nga nxënësit dhe ish nxënësit tanë, meritë e mësuesve të shkollës që kanë përgatitur këta nxënës, e dëshirës së tyre për profesionin e zgjedhur me shumë dashuri,  por edhe e bizneseve të fushës së “Hoteleri – Turizmit” që kanë kontribuar me aftësimin dhe ushtrimin e kompentencave profesionale të këtyre nxënësve direkt në vendin e punës.

Nxënësit tanë gjithnjë e më shumë po përballen me tregun e punës, gjithnjë e më shumë po bëhen konkurentë të fortë dhe dominues në këtë treg duke ngritur lart vlerat e shkollës ku përgatiten dhe aftësohen.

Sebastian Biba, është njëri prej tyre, ishte në klasën e 12 vitin e kaluar kur  konkuroi në Albanian Skills, fitues i çmimit të I, sot është një konkurent i fortë jo vetëm në Recepsion por edhe në Kuzhinë. Ai i dashuron të dyja profesionet dhe i është përkushtuar fort atyre.

Xhorxhina Gjoshi, ish nxënëse e shkolles sonë, fituese e çmimit të II, punon me shumë sukses në një nga hotelet më të mira në Tiranë, pjesë e nxënësve që formohen dhe aftësohen çdo vit nga mësues të përkushtuar.

Arta Balaj dhe Irgen Leka, gjithashtu konkurentë në këtë aktivitet, treguan se ata kanë dëshirë të konkurojne dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Faleminderit Albanian Skills që na bëtë pjesë të këtij aktiviteti shumë profesional.

Arsimi profesional sot është shumë sfidant dhe duhet promovuar si arsimi që të jep shumë shance në jetë: mundësi për të vazhduar studimet e larta, mundësi për tu punësuar që gjatë viteve të shkollimit, mundësi për të transferuar aftësitë kudo në botë.

Ne kemi zgjedhur Arsimin Profesional!

Flutura Vaqarri

Drejtore

 

Leave a Reply