Sot po ju sjellim në vemendje përshtypjet e Lulzimit për të mësuar më tej për eksperiencën në Albanian Skills dhe angazhimet që ai ka për momentin.
“Unë jam Lulzim Hajdini. Aktualisht vazhoj studimet e larta në vitin e parë në Universitetin Fastip, Fakultet i UAMD për menaxhim hoteleri turizëm. Njëkohësisht punoj si ndihmës kuzhinjer tek Veggies në Tiranë.
Unë kam qënë pjesëmarrës në kompeticionin e Albanian Skills 2017, dhe kam fituar çmimin e 3-të në Sherbimet Hoteliere Restorant dhe Recepsion. Cmimi që mora ishte ndjekja e një trajnimi nga AIA Wannapreneur Academy,ku do të zbuloja se çfare jam i aftë të bëj.
Pjesëmarrjen në Albanian Skils do ta përshkruaja si një eksperiencë mjaft të dobishme dhe motivuese. Teksa ti mundohesh që të nxjerrësh më të miren nga vetja,të japesh maksimumin krahas konkurentëve të tjerë dhe entuziazmi i fitimit të kompeticionit është një ndjesi fantastike.
Eksperienca te tilla jane mëse te vlefshme në karrierë. Do ishte fantastike që konkurimi të zgjerohet dhe në degë të tjera siç janë konkurset për gjuhe të huaj, marketing etj. Promovimi i talenteve të reja është një problem që haset sot, dhe kete gje Albanian Skills e bën më së miri.
Shprehja që them gjithmone para se te ndërmarr diçka është : “Unë mund ta bëj”.
Ne i urojme Lulzimit sa më shumë suksese dhe e falenderojmë për pjesëmarrjen në Albanian Skills.