Denis Buzali -fitues ne konkursin Hotel and Restaurant Service Competition 2018- ishte pjese e vizites studimore ne EuroSkills Budapest 2018, ne kuader te European Vocational Skills Week 2018. Lexoni mesazhin qe ai drejton per te gjithe:
EuroSkills do të mbetet një eksperiencë e paharrueshme për mua. Mënyra e organizimit dhe bashkëpunimit ishin të shkëlqyera dhe duhen marrë si shembull. Ceremonia e hapjes ishte vertet e bukur dhe as nuk kisha imagjinuar se do kishte kaq shumë shtete pjesëmarrëse. Arena ishte madhështore dhe shfaqjet shumë interesante.
Duke pasur fatin t’i shihnim konkurset nga afër u përqëndrova më shumë tek konkursi ku unë kisha marrë vetë pjesë në Shqipëri ai i Sherbimit Hoteleri dhe Restorant. Vura re se mënyra e shërbimit nga ana e konkurentëve ishte e niveleve shumë të larta dhe tepër e saktë. Mjaft interesant ishte dhe takimi me Ambasadorin Shqiptar në Hungari i cili na dhuroi një mikpritje shumë të ngrohtë. Uroj që të rinjtë shqiptar të mbështeten dhe të kënë mundësinë të jenë pjesëmarrës në konkurse të tilla për të provuar aftësitë e tyre së bashku më të rinjtë e tjerë europianë.
EuroSkills was an unforgettable experience for me. The way of organizing and working was excellent and should lead as an example. The opening ceremony was wonderful and beyond my imagination that there would be so many participating countries. The Arena was magnificent and very interesting performances.Having that great opportunity to see the competitions closely, I focused more on the competition where I had received the Hotel & Restaurant Service Competition in Albania. I noticed that the performance of the competitors was of in a very high level and very accurate. Very interesting was the meeting with the Albanian Ambassador to Hungary who warmly received us in the embassy house. I wish the Albanian youth can be supported and able to participate in such competitions to prove their skills together with other European youth.