Aleks Ruci – fitues i cmimit te pare ne Software Development Competition 2018- ishte pjese e vizites studimore ne EuroSkills Budapest 2018, ne kuader te European Vocational Skills Week 2018. Lexoni mesazhin qe ai drejton per te gjithe:
Vizita në Euroskills 2018 Budapest më përforcoi më tepër mendimin se Shqipëria ka nevojë të mbështesë më shumë se kurrë zhvillimin profesional të të rinjëve shqiptarë. Një komb e ndërton të ardhmen e tij me edukimin dhe trajnimin e brezave të ardhshëm. Në mënyrë qe ekonomia, infrastruktura, shërbimi dhe stili i jetesës të jënë në nivelet më të larta. Shtete si Gjermania, Rusia, Zvicra etj., kanë investuar dhe vazhdjonë të investojnë në këtë aspekt. Kjo u duk qartë në aktivitetin europian të aftësive në të cilin morëm pjesë. Ishte një kënaqësi e vërtetë të shihje shumë të rinj të mbështetur nga shteti i tyre. Nga kjo përkrahje ata kishin ndërtuar gjëra të jashtëzakonshme, duke kontribuar rrënjësisht në komunitetin e tyre dhe kjo punë e tyre u ishte shpërblyer. Prandaj le të sensibilizohemi dhe ne të gjithë bashkë për të zhvilluar vendin tonë. Institucionet shtetërore dhe private duhet të kontribuojnë në formimin dhe zhvillimin e aftësive e të rinjve shqiptar në mënyrë që Shqipëria të kthehet në destinacon për intelektualët e së nesërmes dhe mos të qëndrojë në stadin e një vendi nga i cili cdokush mezi pret të largohet. Falenderimi më i madh duhet të shkojë për personat dhe organizatat që punojnë për ta kthyer këtë ambicie në realitet. Faleminderit Albanian Skills për mundësitë që jep cdo vit dhe punën e palodhur.
_________________________________________________________________________________________________________________
English Below
The visit to Euroskills 2018 Budapest strongly reinforced the view that Albania needs to support more than ever professional development for Albanian youth. A nation builds its future with the education and training of future generations. In this way the economy, infrastructure, service and lifestyle will be at the highest levels. Countries such Germany, Russia, Switzerland etc. have invested and continue to invest in this area. This was evident in the EuroSkills activity that we attended. It was a real pleasure to see many young people supported by their state. From this support they had built extraordinary things, contributing to their community and their work was rewarded. So let’s be made aware and work together to develop our country. State and private institutions should contribute to the formation and development of youth skills and to turn Albania in a destination for tomorrow’s intellectuals and not to stay in the stage of a country where everyone is eager to leave. Many thanks should go to the people and organizations that work to turn this ambition into reality. Thank you Albanian Skills for the opportunities it gives each year and the hard work that you do.