Akademia Karrieres per te Rinjte, Bashkia Kukes 29-31 Tetor 2021

Prej 29-31 Tetor, 2021 u zhvillua në qytetin e Kukësit “Akademia e Karrierës” në kuadër të
aktiviteteve te projektit “Një vizitë larg nga karriera juaj e ardhshme” i financuar nga Zyra e
Marrdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zbatuar nga
AlbanianSkills.
Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkitë Kukës, Dibër dhe Mat dhe ka si
qëllim krijimin e një serie shërbimesh për informim, orientim dhe zhvillim karriere për të rinjtë
në përgjithësi dhe ato punëkërkues në veçanti në këto bashki. .
Nga Bashkia Kukës morën pjesë rreth 70 të rinj të regjistruar online, punëkërkues, studentë,
gjimnazistë, mësues dhe të punësuar të cilët ndodhen në një fazë kalimtare të jetës së tyre si
përfundimi i shkollës së mesme, diplomimi në universitet ose në kërkim apo ndryshim të një
pune. Akademia e Karrierës përfshiu tre module të trajnimi lidhur me zhvillimin e aftësive dhe
mundësive për punësim dhe vetë-punësim, sipërmarrjen, biznesin social dhe zhvillimin komunitar
të shtjelluara nëpërmjet temave vijuese : Aftësitë për të njohur veten, Integriteti dhe \etika në
punë, Aftësitë Dixhitale, Aftësitë e Buta , Aftësitë për të kërkuar punë, Njohuritë mbi bazën
ligjore, Sjellja Sipermarrese, Biznesi Social, Zhvillimi i komunitetit dhe vullnetarizmi, lojrave
dhe ushtrimeve të ndryshme nga lektorë dhe profesionistë të fushave.
Dita e parë u hap me fjalën pëshëndetëse të Koordinatores të Projektit Znj. Alma Shkreli.
Gjithashtu edhe Emiriola Velia, Drejtore e Projekteve dhe Rinisë Bashkia Kukës, dha kontributin
e saj në aktivitet duke zhvilluar sesione informuese dhe motivuese për të rinjtë e pranishëm.
Pjestarët e tjerë të stafit të bashkisë dhanë ndihmën e tyre për një realizim sa më të mire të kësaj
akademie. Më pas u zhvillua një session me të rinjtë për të njohur më mirë veten dhe për të
zbuluar më shumë rreth qëllimeve dhe planeve për karrierën e tyre
Gjatë të treja ditëve të akademisë u ftuan si folës motivues përfaqësues të bizneseve, Zyrave
Rajonale të Punësimit dhe Shoqërisë Civile për t’i sjellë të rinjtë më afër tyre. Drejtori i Zyrës së
Punës Kukës Z.Shani Kastrati ndahu me të rinjtë informacione për mundësitë e shumta që ofron
kjo zyrë dhe sesi të rinjtë mund t’i aksesojnë ato.
Gjatë ditës së dytv patëm të ftuar motivues nga biznese dhe aktorë të rëndësishëm në këtë qytet. Znj.
Albiona Thaçi (artizane, kostume tradicionale zejtarisë), dhe z.Sokol Ollomani (pronar i dy
bizneseve në fotografi dhe dhurata) ndanë me të rinjtë eksperiencat e tyre.
Akademia u moderua nga Kordinatorja e Projektit, Znj. Alma Shkreli, në mbështetjen e
Koordinatores Lokale Znj. Vera Istrefaj. Trupa e trainerëve dhe lehtësuesve të sesioneve ishin:
Znj. Dorina Islami, Z. Edison Biba, Z. Denis Lushi, Znj. Ana Zacharian, Znj. Entela Gjyla.
Në përfundim të akademisë u zhvillua një sesion i zgjeruar vlerësmi ku të gjithë pjesëmarrësit
dhanë përshtypjet e tyre dhe përfitimet nga kjo Akademi e Karrierës. Disa nga njohuritë më të
vlefshme për ta nga trajnimet ishin: shkrimi i një CV-je, sjellja në intervisten e punës,
inteligjenca emocionale, aftësitë dixhitale, sipërmarrja sociale, aftësitë komunikuese, zhvillimi i
vullnetarizmit etj.

Leave a Reply