Akademia Karrieres per te Rinjte,Bashkia Dibër 22-24 Tetor 2021

Prej 22-24 Tetor, 2021 u zhvillua në qytetin e Peshkopisë “Akademia e Karrierës” në kuadër të
aktiviteteve te projektit “Një vizitë larg nga karriera juaj e ardhshme” i financuar nga Zyra e
Marrdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zbatuar nga
AlbanianSkills.
Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkitë Dibër, Mat dhe Kukës dhe ka si
qëllim krijimin e një serie shërbimesh për informim, orientim dhe zhvillim karriere për të rinjtë
në përgjithësi dhe ato punëkërkues në veçanti në këto bashki. .
Nga Bashkia Peshkopi morën pjesë rreth 35 të rinj të regjistruar online, punëkërkues, studentë,
gjimnazistë, mesues dhe të punësuar të cilët ndodheshin në një fazë kalimtare të jetës së tyre si
përfundimi i shkollës së mesme, diplomimi në universitet ose në kërkim apo ndryshim të një
pune. Akademia e Karrierës përfshiu tre module të trajnimi lidhur me zhvillimin e aftësive dhe
mundësive për punësim dhe vetë-punësim, sipërmarrjen, biznesin social dhe zhvillimin komunitar
të shtjelluara nëpërmjet temave vijuese : Aftësitë për të njohur veten, Integriteti dhe \etika në
punë, Aftesitë Dixhitale, Aftesitë e Buta , Aftesitë për të kërkuar punë, Njohuritë mbi bazën
ligjore, Sjellja Sipermarrese, Biznesi social, Zhvillimi i komunitetit dhe vullnetarizmi, lojrave dhe
ushtrimeve të ndryshme nga lektorë dhe profesionistë të fushave.
Gjatë të treja ditëve të akademisë ishin të ftuar si folës motivues përfaqësues të bizneseve,
Zyrave Rajonale të Punësimit dhe Shoqërisë Civile për t’i sjellë të rinjtë më afër tyre.
Dita e parë u hap me fjalën pëshëndetëse të Drejtoreshës Ekzekutive e Albanian Skills Znj. Ana
Zacharian. Gjithashtu edhe pjestarët e stafit të bashkisë, Ardit Vraniçi, Përgjegjës i Strukturës së
Integrimit dhe Valbona Kaloci dhe Përgjegjese e Strukturës se Rinisë. Më pas u zhvillua një
session me të rinjtë për të njohur më mirë veten dhe për të zbuluar më shumë rreth qëllimeve dhe planeve për
karrierën e tyre.
Gjatë ditës së dytë patëm vizitorë nga gjimnazi ‘Said Najdeni’, Z. Klodian Datja, Drejtor i Shkollës së bashku me
disa mësues të tjerë të kësaj shkolle. Gjatë vizitës së tyre u zhvillua një bashkëbisedim interesant
me të rinjtë e akademisë.
Akademia u moderua nga Drejtorja Ekzekutive, Znj. Ana Zacharian, në mbështetjen e
Koordinatorit Lokal Z. Denis Lushi.
Trupa e trainerëve dhe lehtësuesve të sesioneve ishin:Znj. Vera Istrefaj, Znj. Dorina Islami, Z.
Edison Bib, Znj. Ana Zacharian, Z. Entela Gjyla.
Në përfundim të akademisë u zhvillua një sesion i zgjeruar vlerësmi ku të gjithë pjesëmarrësit
dhanë përshtypjet e tyre dhe përfitimet nga kjo Akademi e Karrierës. Disa nga njohuritë më të
vlefshme për ta nga trajnimet ishin: shkrimi i një CV-je, sjellja në intervisten e punës,
inteligjenca emocionale, aftësitë dixhitale, sipërmarrja sociale, aftësitë komunikuese, zhvillimi i
vullnetarizmit etj.

Leave a Reply