Akademia Karrieres per te Rinjte, Bashkia Mat 15-31 Tetor 2021

Në datat 15-17 Tetor, 2021 u zhvillua në qytetin e Burrelit “Akademia e Karrierës” në kuadër të
aktiviteteve të projektit “Një vizitë larg nga karriera juaj e ardhshme” i financuar nga Zyra e
Marrdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe zbatuar nga
AlbanianSkills.
Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkitë Mat, Dibër dhe Kukës dhe ka si
qëllim krijimin e një serie shërbimesh për informim, orientim dhe zhvillim karriere për të rinjtë
në përgjithësi dhe ato punëkërkues në veçanti në këto bashki. .
Nga Bashkia Mat morën pjesë rreth 45 të rinj nga 58 të regjistruar online, punëkërkues, studentë,
gjimnazistë, dhe të punësuar të cilët ndodheshin në një fazë kalimtare të jetës së tyre si
përfundimi i shkollës së mesme, diplomimi në universitet ose në kërkim apo ndryshim të një
pune. Akademia e Karrierës përfshiu tre module të trajnimi lidhur me zhvillimin e aftësive dhe
mundësive për punësim dhe vetë-punësim, sipërmarrjen, biznesin social dhe zhvillimin komunitar
të shtjelluara nëpërmjet temave vijuese: Aftësitë për të njohur veten, Integriteti dhe etika në punë,
Aftësitë Dixhitale, Aftësitë e Buta , Aftësitë për të kërkuar punë, Njohuritë mbi bazën ligjore,
Sjellja Sipërmarrëse, Biznesi social, Zhvillimi i komunitetit dhe vullnetarizmi, lojrave dhe
ushtrimeve të ndryshme nga trajnerë dhe profesionistë të fushave. Gjithashtu gjatë të treja ditëve
të akademisë ishin të ftuar si folës motivues përfaqësues të bizneseve, Zyrës së Punësimit Mat
dhe Shoqërisë Civile.

Dita e parë u hap me fjalën pëshëndetëse të Nënkryetarit të Bashkisë Mat Z. Myslym Zeneli dhe
Drejtoreshës Ekzekutive të Albanian Skills Znj. Ana Zacharian. Të ftuar ishin Znj. Valbona
Bojni Drejtoreshë e Bankës Credins dhe Z. Shaban Disha, specialist i Zyrës së Punësimit Mat, të
cilët i njohën të rinjtë e akademisë me informacione të ndryshme rreth kërkesave që kanë
punëdhënësit, përse një i sapodiplomuar duhet të regjistrohet në zyrat e punësimit, çfarë
shërbimesh zyrat e punësimit ofrojnë pë të gjitha kategoritë si punëkërkues, punëmarrës, nxënës,
studentë dhe të papunë. Këto biseda rezultuan me një interes të lartë për të rinjtë të cilët i
dëgjonin për herë tëparë biseda të tilla.
Dita e dytë nisi me një vizitë nga Kryetari i Bashkisë Mat Z. Agron Malaj dhe një bashkëbisedim
interesant me të rinjtë e akademisë. Kryetari i Bashkisë Mat e vlerësoi projektin aktual dhe
organizimin e kësaj akademie duke konfirmuar mbështetjen dhënë këtij projekti. Deri në
përfundim të këtij projekti, por gjithashtu Z. Malaj konfirmoi se shërbimet e karrierës për të
rinjtë do t’i caktohen si detyre funksionale Zyrës Rinore dhe do të ketë një person të dedikuar që
do të jetë në shërbim të përhershëm të qytetarëve të Bashkisë Mat. Dita e tretë pati si vizitor
Drejtorin e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “28 Nëntori” Burrel, Z. Lorenc Leka.
Akademia u moderua nga Kordinatorja e Projektit, Znj. Alma Shkreli, në mbështetjen e
Koordinatores Lokale Znj. Elisabeta Qerimi dhe Specialisteve së Njësisë Integrimit pranë
Bashkisë Mat, Znj. Lumturije Gjoka. Trupa e trainerëve dhe lehtësuesve të sesioneve ishin:
Znj. Vera Istrefaj, Znj. Dorina Islami, Z. Edison Biba, Z. Alma Shkreli, Znj. Ana Zacharian, Z.
Entela Gjyla dhe Z. Ajorda Ciba.

Leave a Reply