Ju ftojmë të lexoni përshtypjet e Esmeraldit dhe nismat plot ide që dëshiron të ndërmarrë.
Unë quhem Esmerald Bejolli dhe kam marrë pjesë në Albanian Skills 2017 në kategorinë Web Development dhe u shpalla fitues i vendit të dytë.
Për momentin po mundohem të ngre një Startup në Tiranë për të pasur një qasje më shumë rreth Front and Development për outsoursing të kompanive të huaja. Gjithashtu po punoj me një produkt të cilin mund ta hedh në treg më vonë.
Për mua Albanian Skills ishte një eksperiencë e pazëvendësueshme e testimit jo vetëm të njohurive por dhe aftësive, se si ne përballojmë presionin e konkurrimit, frikën e dështimit dhe aftësitë organizuese për të arritur suksesin. Albanian Skills nuk mund të bëjë më shumë se kaq në të ardhmen, jemi ne ata që duhet të bejmë më shume.
Ne duhet të suportojmë apo ndërmarrim evente të ngjashme.
Motoja ime eshtë:” Çdo ëndër vazhdon të jetë thjesht një ëndërr vetëm nëse ti vazhdon të flesh.”