Sot të gjithe te rinjtë duke pasur akses në disa faqe ku shfaqen njoftime të rëndësishme arrijnë të zbulojnë mundësi të reja. Per ne eshte kenaqesi tju prezantojme me Arturin, i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook zbuloi Albanian Skills, ku do të organizoheshin disa konkurse në të cilat mund të merrnin pjesë persona të fushave të ndryshme.
Artur Havalja, si nje nga te rinjte me kerkues dhe kembengules per tu njohur me praktikat dhe eksperiencat e mira ne vend, vendosi të bëhej pjesë e konkursese të AlbanianSkills në vitin 2017.
Fusha ku ai mori pjese si konkurrent ishte Software Development. Me njohuritë e tij ia doli që në këtë kompeticon të ishte fituesi i vendit të parë. Pasi fitoi çmimin e pare Arturi na tregon se iu ofruan disa trajnime dhe oferta pune nga disa kompani.
Fituesi i vendit të parë në Software Development shprehet se pasi shikoi lajmërimin i pelqeu ideja dhe u interesua për objektivat dhe qëllimet e konkursit. Pasi u informua ai u shpreh se nuk donte kurrësesi ta humbiste një mundësi të tillë.
Në lidhje me eksperiencën e tij në Albanian Skills, Artur Havalja shprehet: “Pjesëmarrja në Albanian Skills ishte një nga ekperiencat e mia më të bukura pasi ishte hera e parë për mua që m’u dha mundësia të konkuroja me persona të profilit tim dhe të nxirrja në pah aftësitë e mia. Aty provova me të vërtete njohuritë e mia. Unë mendoj që vlerësimi më i mirë nuk merret nga notat e disa provimeve, por nga konkurimi me persona të të njëjtit nivel ose më të mirë se une.”
Mbresat e konkurenteve janë të shumëllojshme, por ajo që vlerëson Arturi më së tepërmi është se anëtaret e jurisë ishin të paanshëm dhe të drejtë në vlerësimin që bënin për konkurrentet. Një tjetër pikë ku ai u ndal ishte edhe stafi i Albanian Skills që për të krijuan një ambjent mjaft të përshtatshëm dhe motivues në të njëjtën kohë. Arturi gjithashtu shprehet se konkurentet ishin mjaft të përgatitur dhe të apasionuar.
Ndonjëherë kur përballemi me praktikat e punes shohim shumë mangësi pasi nuk kemi eksperiencat e duhura. Teorite e mësuara në ambjentet akademike kanë pak prakticitet në ambjentet reale të punes. Edhe per Arturin ka qënë e njëjta situatë, por si nje djalë që dëshiron të mësojë shpejt u përshtat lehtësisht me ambjentet në kompaninë ku punon aktualisht.
Arturi shprehet se ka përfituar nga ky kompeticion siç është Albanian Skills, pasi përveç se njohu shumë studentë të fushës së tij me të cilët mund të bëjë bashkëpunime të suksesshme, njohu edhe profesionistë me të cilët mban kontakte në lidhje me fushën e software development.
Përpara se të ishte pjesemarrës në Albanian Skills ai rrefen se kërkonte punë, ndërsa tani janë kompanitë që e kërkojnë atë.
Ne i urojmë Arturit një karrierë të suksesshme dhe e falenderojmë që ishte pjesë e Albanian Skills.