Cdo vit i AlbanianSkills ka qenë një eksperiencë e vecantë…

Pjesëmarrja ime në tre edicione të AlbaninanSkills ka qenë jo vetëm nder dhe kënaqësi por njëkoheshisht përkushtim dhe përgjegjesi.  Sado eksperienca apo bashkëpunime të kesh pasur apo marrë pjesë cdo eksperiencë e re të intrigon edhe të ngjall interes të jashtëzakonshëm. Më kujtohen sikur të ketë ndodhur sot emocionet e edicionit të parë të konkursit të Albaninan Skills. Ishte një emocion dhe pasiguri drejt dickaje ende të panjohur. Ishte një kuriozitet por që shpeshhere shoqërohej me ndjenjën e përgjegjesise,  dhe imepenjimin që duhej të karakterizonte secilin prej nesh që kishim pranuar të mbeshtesnim miqtë tanë të përkushtuar Anën dhe Stephan në këtë nismë kaq interesante dhe madhore. Cdo vit i AlbanianSkills ka qenë një eksperiencë e vecantë ku,  nga viti në vit janë përmirësuar gjëra që nuk kishin shkuar si duhet në vitet e tjera. Eksperienca e 3 viteve ka bërë  që secili prej nësh të japë kontributin e tij, dikush shumë më shumë e dikush më pak që Albanin skills  të rritet dhe të bëhët cdo vit më cilësor e më serioz.

Si anëtare e jurisë së Graphic Design kam vënë re që të rinjtë pjesëmarrës kanë qenë nga Durrësi , Tirana përfshirë edhe ndonjë nga Elbasani. Duke qenë se synojmë për një konkurs të përmasave kombëtare duhet menduar për një mënyrë të zgjerimit të pjesëmarrsve edhe nga rrethe të tjera, duhet menduar një mënyrë promovimi që zëri I Albanian skills të dëgjohet në të gjithë Shqipërinë.

Mbase duke kontaktuar me biznese të ndryshme, duke  dëgjuar  për nevojat që ata kanë duhet menduar për konkurse që të jenë në interes të një numri më të madh të rinjsh, duke përfshirë edhe rrethe përtej Tiranës dhe Durrësit.

Ndërrmarrja e inisativave të tilla gjithmonë le vend për hapësira dhe iniciativa të reja në të cilat mund të kontriubojë secili prej nesh, edhe pse inpenjimet tona të përditshme na e limitojnë kohën fizike për tu takuar apo për të diskutuar.

Bashkëpunimi me të gjithë në Albanina Skills qofshin organizatorët, bashkëpunëtorët, kolegët, vullnetarët, të rinjtë pjesëmarrës mbetet një kënaqësi dhe eksperiencë e vecantë.

Fatmira Prodani

IT-Lecturer

Leave a Reply